Qeveria është duke e shkelur ligjin e punës me dy këmbë!

Mos i humb

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale është duke mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin e Punës.

Kryetarja e këtij komisionit, Besa Baftiu, ka njoftuar për mangësitë e ligjit të punës aktual, për të cilat tha ajo se këto mangësi do të trajtohen në përpikëmëri.

Ndërsa, Leonora Zylfijaj përgjegjëse për hartimin e projektligjit nga ministria e Mirëqenies sociale tha se ministria e ka dërguar raportin e projektligjin cili pritet të shqyrtohet nga Kuvendi.

“Ministria e ka përgatitë këtë projektligj, është shpërndarë raporti tani ka mbetur vetëm të shqyrtohet në Kuvend”, tha ajo.

Ndërsa, Skender Krasniqi nga Oda Ekonomike kërkoj që të ulën e të bisedojnë bashkërisht e te diskutojnë për secilin nen.

Ai me tej tha se Qeveria është duke e shkelur ligjin e punës me dy këmbë.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet një takim grup punues e të diskutojmë çdo nen bashkërisht. Kuvendi Oda dhe Sindikatat bashkërisht të pajtohen e mos të përdoret metoda sic ka qenë deri me tani. Në këtë mënyrë do ta kishim pas një ligj që kish me qenë funksional. Në Kosovë janë 40 orë punë, Qeveria është duke e shkelur ligjin e punës me dy këmbë”, tha ai.

Blerim Delija nga sindikata e shëndetësisë së Kosovës, tha se disa nene bien ndesh me njëra tjetrën si dhe me ligjet e tjera.

“Kam vërejtë  në draft ligjin kërkojmë  tri dite që të shikojmë  ne s’kemi qenë në gjendje të lexojmë ligj projektligjin për të dhënë kritika.

Ky draft ligj disa nene bien ndesh njëra me tjetrin ndërsa edhe ky ligj bie ndesh ligjet e tjera”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit