Qeveria Haradinaj e dërgon të hënën në Kuvend projektligjin për demarkacionin

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka vendosur që në mbledhjen e saj të së hënës, si pikë të rendit të ditës ta shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetërorë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi si dhe raportin e vlerësimit të punës së ish- komisionit shtetërorë për shënjimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Po të njëjtën ditë Qeveria pritet ta dërgojë në Kuvend projektligjin për demarkacionin, për të cilin Haradinaj kishte thënë se beson se do të hidhet poshtë nga Kuvendi.

Raporti i Komisionit për Demarkacionin, i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, tashmë ka përfunduar me të gjeturat për kufirin Kosovë-Mali i Zi. Ata kanë paralajmëruar fakte befasuese që i kanë mbledhur gjatë punës së tyre.

Gazeta Express mëson nga burimet e saj, se menjëherë pas diskutimit në Qeveri për marrëveshjen e Demarkacionit, të procedohen në Kuvend edhe marrëveshja aktuale bashkë më raportin e Shpejtim Bulliqit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit