“Qeveria libiane ka të drejtë të vetëmbrojtjes”

Mos i humb

Kreu i qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht, Fayez al-Sarraj, tha se prania e forcave turke në Libi është në kuadër të së drejtës legjitime të vetëmbrojtjes kundër agresionit të forcave me qendër të lindje të Libisë.

“Situata aktuale në Libi dhe rezistenca ndaj agresionit në kryeqytet dhe qytetet në perëndim të Libisë është korniza me të cilën ne punojmë me Turqinë”, tha al-Sarraj për Anadolu Agency (AA) në margjinat e seancës së 43-të të rregullt të Këshillit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

“Kjo është një e drejtë legjitime për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) dhe një detyrë ndaj popullit tonë për t’i mbrojtur ata kundër këtij agresioni”, tha ai.

Kryeministri libian më tej theksoi marrëdhëniet historike mes Libisë dhe Turqisë në nivelin politik, social, ekonomik, ushtarak dhe të sigurisë.

“Ne iu drejtuam shumë vendeve përfshirë SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Turqisë”, tha al-Sarraj, duke shtuar se Turqia iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Libisë.

Ai më tej tha se memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin ushtarak me Turqinë përfshin trajnime, luftimin e terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm.

Më 27 nëntor, Ankaraja dhe GNA nënshkruan dy marrëveshje, një për bashkëpunim ushtarak dhe një tjetër për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Duke komentuar përpjekjet për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Libi, al-Sarraj tha: “Para së gjithash ne jemi mbrojtës të paqes, ne nuk kemi bërë thirrje për këtë luftë”.

“Ne e luftuam këtë luftë për të mbrojtur veten tonë, njerëzit tanë, shtëpitë tona dhe qëllimin tonë për të krijuar një shtet demokratik civil kundër grushtit të shtetit (që e bëri Haftar) kundër legjitimitetit”, tha ai.

Al-Sarraj theksoi se bisedimet e përbashkëta ushtarake të formatit 5+5 të ndërmjetësuara nga OKB janë ende në proces, duke theksuar se “përfundimisht rruga është e gjatë në këtë drejtim”.

“Për fat të keq, ne nuk gjetëm partner gjatë viteve të fundit me shpresën se kjo do të ishte një arritje në këtë rrugë për të ndaluar këtë luftë”, tha kryeministri libian.

“Nuk ka fitues në këtë luftë, çdokush humb”, theksoi ai, duke përmendur shkatërrimin e infrastrukturës dhe ndërtesave, si dhe zhvendosjen e brendshme të civilëve.

“Ajo që ka bërë Haftar është në nivelin e krimeve të luftës dhe patjetër të japë llogari për atë, si dhe ata që janë me të e janë të përfshirë”, shtoi ai.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra të pushtetit: Haftari në Libinë lindore, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me çka më shumë se 1.000 njerëz kanë humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit