Qeveria mban sot mbledhje, pritet miratimi i Planit të Punës

Mos i humb

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 15:00, ndërsa Telegrafi mëson se pikë e rendit të ditës do të jetë Plani i Punës.

Në fundjavën e dytë të muajit prill kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se programi do të votohet të premte.

Duke folur për kritikat që i janë drejtuar qeverisë për vonesën e paraqitjes së programit, Haxhiu ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të arrihet në finalizim meqë sipas saj të gjitha zotimet është dashur të jenë të menduara mirë për sa u përket afateve.

“Sa i përket programit qeverisës e përmenda të premten në fund të kësaj jave do të votohet në mbledhje të qeverisë dhe do të nis zbatimi i tij, i njëjti është në përputhje me zotimet që kemi dhënë edhe para zgjedhjeve.

Arsyeja pse është, mund të konsiderohet që është vonuar, por megjithatë besomëni që nuk ka qenë e lehtë për faktin se Zyra për Planifikime Strategjike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit operon me disa programe që për neve si ministra nuk ka qenë bash e lehtë ato që i kemi pasur si zotime zgjedhore t’i paraqesim aty.

Operativa strategjike, operacionale, aktivitete me muaj e vite se kur do të përmbyllet secili, për shkak se pastaj ne mbikëqyremi”, ka thënë Haxhiu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit