Qeveria ndan 109 milionë lekë për komunitetet fetare, KMSH përfiton më shumë

Mos i humb

Petulla Të Shëndetshme Me Lulelakër – Të Lehta Plot Shije

Lulelakra ofron një sërë vlerash shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Në sajë të profilit të pasur të...

Bën vetëvrasje një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Një i burgosur është vetëvar në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i...

Balla i përgjigjet Bashës: Je gënjeshtar. Taksa e biznesit të vogël është zero!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklararës së Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria nuk...

Këto mund të jenë katër lansimet e mëdha nga Apple, pas iPhone 12

Prezantimi i iPhone 12 i Apple është padyshim njoftimi i tij më i madh i vitit, por 2020 nuk ka mbaruar akoma...

Komunitetet fetare në vend do të përfitojnë këtë vit 109 milionë lekë mbështetje financiare. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme. Nga 109 milionë lekë të akorduara nga qeveria, pjesën më të madhe, 31 milionë lekë i kalojnë Komunitetit Mysliman që është më i madhi, ndërsa pjesa tjetër komuniteteve të tjera fetare.

VENDIMI
1. Masa e financimit, nga buxheti i vitit 2018, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, të përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 680 000 (tridhjetë e një milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 11 520 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e njëzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 punonjës të administratës;

ii. 20 160 000 (njëzet milionë e njëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 140 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 20 016 000 (njëzet milionë e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 139 punonjës të administratës;

ii. 5 760 000 (pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 6 336 000 (gjashtë milionë e treqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 44 punonjës të administratës;

ii. 19 440 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 135 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 768 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, të ndarë në:i. 3 744 000 (tre milionë e shtatëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 punonjës të administratës;

ii. 15 024 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëzet e katër mijë) lekë, përkatësisht:

– 12 024 000 (dymbëdhjetë milionë e njëzet e katër mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;

– 3 000 000 (tre milionë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2018, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit maj të vitit 2018.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rikthehet “Përbindëshi i Detit Kaspik”

Në brigjet perëndimore të Detit Kaspik shfaqet një relikt që ngjan me një përbindësh gjigant uji. Është e vështirë të imagjinosh që...

Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek...

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.