Qeveria, vendimi më 7 shtator. Asambleja socialiste do të diskutojë për qeverisjen

Mos i humb

Pak pas mesditës së të shtunës, ministrat dhe drejtuesit e lartë socialistë janë larguar nga ambientet e vilës qeveritare në Vlorë, ku që prej paradites së të premtes kryeministri Edi Rama kishte mbledhur njerëzit e tij.

Të fundit që dolën ishin vetë kreu i qeverisë, së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla. Kjo treshe mësohet se ka vendosur që mbledhja e Asamblesë Kombëtare Socialiste të zhvillohet të premten, më 7 shtator.

Këtu pritet që Rama të zyrtarizojë vendimin nëse do të ndryshojë ekipin qeveritar apo do të vijojë ende me të njëjtët njerëz. Burime nga takimi i Vlorës theksojnë se Rama nuk ka treguar shenja që të bëjnë të mendojnë se kryeministri anon nga ndryshimet, por kreu i qeverisë ka treguar shpesh se i pëlqen surprizat e momentit të fundit.

Ndryshe nga e premtja, ku mbledhja ishte e fokusuar te mbyllja e analizës së ministrive, paraditja e të shtunës është fokusuar te çështjet zgjedhore dhe përgatitja e PS-së për garën e ardhshme elektorale. Në këtë sens, mësohet se në takim ka qenë prezent edhe bashkëkryetari socialist i reformës zgjedhore, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili qershorin e ardhshëm do të kërkojë një mandat të dytë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit