Zgjidhet problemi i energjisë elektrike mes Iranit dhe Irakut

Mos i humb

Ministri i Energjisë i Iranit, Riza Erdekanian, njoftoi se sërish kanë nisur të eksportojnë energji elektrike në Irak.

Erdekanian tha se pas zgjidhjes së problemit mes tyre kanë filluar të furnizojnë me energji elektrike fqinjët e tyre, Irakun, Pakistanin dhe Afganistanin.

Në deklaratën e tij në agjencinë zyrtare të Iranit, IRNA, Erdekanian thekson se Irani ka përmbushur premtimet në drejtim të marrëveshjeve të arritur me vendet fqinje dhe vazhdon eksportin me energji.

Ai tregoi se qeveria e Bagdadit ka bërë një pjesë të pagesës dhe se do të punojnë për të përmbushur me shpejtësi kërkesat e akumuluara të Irakut për energji.

Ministri i energjisë theksoi se në rast se ka nevojë do të mund të eksportojnë energji edhe Turkmenistanit dhe Armenisë.

Erdekanian në deklaratën e bërë më 6 korrik kishte njoftuar se për shkak të problemeve të energjisë kanë ndërprerë eksportin e energjisë në shtetet fqinje si Pakistan, Afganistan dhe Irak. Ndërsa më 18 gusht kishte njoftuar se i kanë dërguar ftesë Ministrisë së Energjisë së Irakut që të paguaj borxhin dhe sërish të fillojë eksporti i energjisë elektrike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit