Qeverinë Haradinaj Kurti e ka krahasuar me atë të Gruevskit

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se ka pasur shumë krime në të kaluarën, por që sipas tij, gjatë kësaj qeverisje nëntë mujore nuk kanë parë përgjigje për krimet për të cilat në vazhdimësi nuk ka drejtësi.

Deputeti Kurti shtoi se drejtësia po vonohet, që do të thotë se drejtësia po mohohet dhe krimi po gjallon.

Kurti: Kjo Qeveri është pro integrimit në BE sepse e dinë që nuk jemi as afër

“Qeveria është për integrim në Bashkimin Evropian, unë besoj për shkak se jemi shumë larg anëtarësimit në BE. Po të ishim afër anëtarësimit, Qeveria do të ishte kundër anëtarësimit, sikur Gruevski dikur në Maqedoni, që ishte kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të Kosovës nuk iu konvenon anëtarësimi i Kosovës në BE. Sepse anëtarësimi i Kosovës në BE do të ishte lëvizje e Kosovës majtas dhe kah rendi dhe ligji. Qeveria aktuale është për BE vetëm sepse e dinë që as afër kjo nuk është për të ndodh”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes, si shpeshherë edhe kësaj radhe ka pasur një pyetje për kryeministrin Haradinaj.

Kurti: A beson ende se shteti është i kapur

“Unë besoj kryeministër se shteti është i kapur. Pyetja ime kryeministër është, a besoni ju që Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur siç keni thënë para dy viteve. Nëse nuk besoni a mun të na jepni datën kur u ç’kap”, pyeti Kurti.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj pati një përgjigje për Kurtin, ani pse me disa çështje që ai tha se pajtohet.

Haradinaj: Kah po i merr këto konstatime se s’po e duam integrimin në BE

“E para as në kohë, as në hapësirë as në çfarëdo matematike nuk mund ta krahasosh një Qeveri Haradinaj me Qeverinë Gruevski, nuk të takon ta bësh. T’i mundësh ndoshta je ekspert të gjesh diçka të ngjashme por, prapë nuk është ashtu, mos bëni këso gabimesh. E dyta nëse dua të shkoj në Evropë unë nuk shkoj majtas e në kligj, por shkoj djathtas e drejt në ligj…tash kur po flasim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të martën, është në rend dite një pikë e rendit të ditës, adresimi i Apostolovës Qeverisë së vendit, është vetëm për prioritetet evropiane dhe për zbatimin dhe detyrat që do t’i merr kjo Qeveri. Nuk po e di ku po i merr këto konstatime se kjo Qeveri nuk paska dëshirë ta dërgoj vendin në BE, s’po di ku po i gjenë..a ai është konstatimi zëvendësministrat po na pengojnë të shkojmë në BE”, theksoi Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit