Qindra euro për mjekim nga COVID-19

Mos i humb

Klinika Infektive po përdor ilaçin ‘Remdesivir’ për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Por këtë ilaç, po e blejnë vetë pacientët. Çmimi i tij për një dozë kushton nga 50 deri në 80 euro, varësisht nga barnatorja. Doza minimale e përdorimit të këtij ilaçi është 6 sosh.

Ministria e Shëndetësisë ka premtuar qysh në shtator të vitit të kaluar se do ta sigurojnë këtë ilaç për pacientët.

Ilaçi ’Remdesivir’ që shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus që e shkakton sëmundjen COVID-19, po vazhdon të blihet nga vetë pacientët, ndonëse që nga një shtatori, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka aprovuar propozimin për zbatim të masave të veçanta për furnizim me këtë ilaç.

Por, arsyeja që ky ilaç ende nuk u është ofruar pacientëve për trajtim është çmimi i lartë i ofertuesve, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Faik Hoti nga kjo ministri i tha Radio Kosovës se kur është shpallur tenderi, ‘Remdesivir’ ka kushtuar shumë shtrenjtë, derisa pas qëndrimeve të organizatave të ndryshme rreth efektit të këtij bari, çmimi i tij ka rënë.

Hoti tha se qëllimi i pritjes ka qenë mos dëmtimi i buxhetit të MSH së.

‘’Prej gjashtë operatorëve,një operator është ankuar, edhe pas përfundimit të afatit ligjor të ankesave, lënda ka shkuar në OSHP për shqyrtim e ankesës së operatorit’’, tha Hoti.

Megjithëkëtë pacientët po vazhdojnë ta blejnë vetë ilaçin ‘Remdesivir’. Çmimi i tij varion nga barnatorja në barnatore dhe është nga 50 deri në 80 euro për një dozë. Dozat minimale që aplikohen te një pacient janë 6 sosh, e deri në 10, varësisht nga gjendja shëndetësore.

Familjarja e njërit nga pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive, Besarta Jakupi, ka folur për Radio Kosovën, ku ka treguar se ky ilaç mungon në Klinikën Infektive.

‘’Prindin e kam të shtrirë në Klinikën Infektive. Barnat që po i përdorë pothuajse janë të gjitha këtu, përveç ‘Remdesivirit’ që ne jemi duke e blerë. Na kanë thënë t’i blejmë dhjetë doza dhe kanë kushtuar 500 euro’’, tha ajo.

Sidoqoftë, në fillim të pandemisë ilaçi ‘Remdesivir’ ka kushtuar mbi 200 euro një dozë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit