Qofte Me Panxhar Dhe Qiqra

Mos i humb

Qoftet me panxhar dhe qiqra ose siç njihen ndryshe me emrin Falafel, janë një ushqim tradicional  në Lindjen e Mesme.

Edhe pse konsiderohen një ushqim i shpejtë, në fakt këto qofte janë shumë të shëndetshme.

Versioni klasik që të gjithë njohin është ai me qofte të skuqura. Por nëse dëshironi një version më të shëndetshëm ju mund t’i piqni ato.

Baza e recetës iu jep gjithashtu mundësi kombinimi të qiqrave, erëzave ose perimeve të ndryshme.

Panxhari shton një aromë të ëmbël dhe është tepër ushqyes dhe në këtë rast ndihmon për t’i mbajtur qoftet e buta.

Ju mund t’i shërbeni këto si një drekë ose meze e lehtë brenda një piteje me sallatë. Gjithashtu mund t’i konsumoni në vend të qofteve me mish, për të pasur një ushqim vegjetarian.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën e thjeshtë të qofteve me qirqra dhe panxhar.

Përbërësit:

1 panxhar i kuq (i qëruar dhe i prerë)

1 filxhan me qiqra (nëse janë të konservuara të shpëlahen dhe të kullohen)

1 thelpi hudhër (e qëruar)

2 lugë salcë tahini

1/4 filxhan miell

2 lugë majdanoz (i pastruar dhe i copëtuar)

1 lugë çaji qimon ( ose ndryshe cumin)

Hapat që duhet të ndiqni

Fillimisht përgatisni përbërësit dhe ngroheni furrën në 200 gradë.

Më pas, në një mikser shtoni: panxhari, qiqrat, hudhrën, tahinin, miellin, qimonin dhe majdanozin. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës tuaj.

Përpunojini këto përbërës në mikser derisa ato të bashkohen dhe të krijojnë një masë, jo domosdoshmërisht pastoze.

Me masën e përftuar filloni të krijoni me duar ose me lugë topa të vegjël dhe vendosini ato në një letër pjekjeje. Lërini të piqen për 30 minuta.

Ju mund t’i shërbeni ato duke i vendosur mbi zarzavate dhe duke i shtuar sipër  salcë tahini.

Por gjithashtu mund ta shërbeni edhe në një pite të mbushur me sallatë ose mbi makarona në vend të qofteve./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit