Qytetarët hedhin lule nga ura e Bunës për nënën e mbytur me 3 fëmijë

Mos i humb

Në ditën e luleve në Shkodër, qytetarët janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku u ndërpre ne mes jeta e nënës Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj.

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

Ajo ftoi gratë të denoncojnë dhunën, fëmijët që shohin nënë të dhunohet, gjyshet që dëgjojnë debate pas dyerve të mbyllura në mënyrë që këto raste të parandalohen dhe të mos jenë vetëm sensibilizim pasi tragjedia ndodh.

Ndërkaq Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci bëri të ditur se në bashkëpunim me organizatën realizuese të Festës së Luleve kanë vendosur të anulojmë koncertin e mbrëmjes në sheshin para Bashkisë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale foto teksa qytetarët shkodranë hodhën lule nga ura e Bunës në kujtim të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj.

“Lule për Lulet. Në kujtim të humbjes së katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës”, shprehet Spiropali krahas fotove.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit