Qytetarët mendojnë që presidenti Thaçi duhet ta udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Mos i humb

Institute Demokratik i Kosovës(KDI), ka mbajtur konferencë për media ku me këtë rast ka prezantuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe disa prej çështjeve aktule që janë trajtuar nga partitë politike siç janë zgjedhjet e parakohshme, antarësimi në OKB etj.

Sipas këtij sondazhi ka dal se 43% e të anketuarve mendojnë që presidenti i vendit duhet ta udhëheq dialogun përfundimtarë Kosovë-Serbi, kurse 25 prej tyre kanë thënë që dialogu duhet të udhëhiqet nga kryeministri dhe me 31 % të të anketuarve del që dialogu duhet të udhëhiqet nga partit opozitare.

Ndërkaq lidhur më antarësimin e Kosovës në OBK, anketa ka shpërfaqur që 51 % e të anketuarve mendojnë që Kosova duhet të antarësohet në OBK ndërsa 25 % janë kundër antarësimit.

Ndërsa sa i përket pyetjes se a do të dalin qytetarët të votonin nëse të dielen e ardheshme do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme, numri më i madh i tyre me 43%  ka deklaruar që do të dalin në votim, kurse  6.9% nuk do të dalin në votime.

Anketa është realizuar më 1072 qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosvës nga Institute Demokratike i Kosovës  (KDI). /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit