‘Qytetarët që kanë vrarë veten për energjinë e kanë bërë për mend e kokës”, debate të forta te Ligjet, Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta. Bejtja: Ke vrarë një njeri në Elbasan!

Mos i humb

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate.

Zëvendësministri i Energjetikës Ilir Bejtja, deklaroi se fundi i këtij pritet që të mbyllet me një humbje prej 10 miliardë lekësh.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek arrestimet për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa kundërshtoi deklaratat se 38 mijë qytetarë janë futur në burg.

Bejtja tha se vetëm 10 persona mund të jenë mbajtur në burg për rreth 48 orë.

Deputeti Gazment Bardhi ka ndërhyrë, duke theksuar se kjo është e pavërtetë pasi ka edhe të dhëna zyrtarë për të burgosur, duke kujtuar edhe familjarin e vetëvrarë.

Pas deklaratave të forta ka nisur edhe debati verbal, pasi Bejtja iu drejtua deputetit Bardhi se ka vrarë një njeri në Elbasan, ndërsa ky i fundit i kërkoi të largohej nga mbledhja.

Bejtja: Kemi humbje vetëm në vitin 2020 me 2,7 miliard lekë, vitet e tjera kanë qenë me fitim. Ndërsa në fund të këtij viti presim rreth 10 miliardë lekë humbje. Sa i përket krizës me menaxhimin e keni konstatuar vetëm ju zonja Xhixho, asnjë ekspert. Theksoj që ne të merrnin rifinacimin e borxhit të vjetër është dashur të ruajmë disa leva financiare. Borxhi i ndërmarrjeve është administruar dhe kjo falë meritës tonë dhe partnerëve ndërkombëtarë. U përcaktua një plan strategjik masash dhe brenda dy viteve u zbatuan 18 elementë të këtij plani për reformimin e sektorit. Sot kemi për të riparë vendimin e mbështetësve së konsumatorëve vunerabël. U tha këtu se 38 mijë qytetarë janë në burg, kjo vlen vetëm për Kinën. Gjithsej ne kemi kallëzuar 2100 vetë, 700 punonjës tonë dhe burg 48 orë mund të kenë bërë , për t’ju bërë qefin 10 veta dhe këta kanë qenë vjedhës.

Bardhi: Kjo është e pavërtetë. Kemi të dhëna zyrtare.

Ndërhyrje nga salla: Një familjar është vrarë

Bejtja: Ia solli mendja e vet se për 35 milek të vjetra nuk varet njeriu.

Bardhi: Tërhiqni fjalët sepse sapo fyet një të vdekur

Bejtja: –Nuk kam fyer askënd

Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe nuk ke kërkuar falje akoma

Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta

Bushka: Ndërpritet mbledhja, 5 minuta pushim

Pas një ndërprerje të shkurtër , mbledhja ka rinisur sërish.

Kujtojmë se në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrton :

1.Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid-19″

  1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”.
  1. Projektvendimin “Për shpalljen e vakancës së katër anëtarëve të “ Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit”.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit