Ra në humnerë gjatë operacionit antidrogë në Dukagjin, kush është efektivi i policisë

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malet e Dukagjinit, ku efektiv i policisë së komisariatit Shkodër ka rënë në humnerë.

Efektivi që është rrëzuar, është Rrok Frroku.

Bëhet me dije se ishte duke u zhvilluar një operacion anti-kanabis në malet e Dukagjinit, ku efektivi në terrenin e vështirë të Dushmanit, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Raportohet se edhe pse kolegët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur që ta nxjerrin efektivin dhe më pas është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin nga humnera, pasi terreni është tejet i vështirë.

Nuk dihet sesi paraqitet gjendja shëndetësore e policit, i cili tashmë ndodhet në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit