
“Besoj se populli serb, edhe pse është i frikësuar, nuk do të votojë për serbët siç janë Milan Radoiçiç dhe Goran Rakiç.
Lista Serbe tashmë e ka nisur fushatën kundër koalicionit tonë të porsaformuar, mirëpo pres, përkundër kësaj, rezultatet solide”, ka deklaruar Trajkoviç në një intervistë për gazetën serbe “Danas”.
Koalicionin e përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, i cili ende nuk ka emër zyrtar, përbën përveç Rada Trajkoviçit, edhe Sllavisha Petkoviç, Nenad Rashiç, Dragisha Miriç dhe Branisllav Markoviç.
Trakoviç ka theksuar se Serbët në Kosovë janë të frikësuar për sigurinë e tyre dhe nuk kanë të drejtë për qëndrimin dhe mendimin e tyre.
“Sidomos janë të frikësuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Në fund të fundit, vetëm disa ditë pas formimit të koalicionit tonë, Lista Serbe e nisi fushatën e egër kundër nesh. I respektoj mendimet kritike të kujtdo çoftë i cili ka kualitet të kritikojë dhe nga kritikat e të cilëve mund të nxirret ndonjë përfitim apo porosi, mirëpo kritika e njerëzve të tillë, në krye me presidentin e Serbisë Vuçiç, vetëm tregon për kualitetin tonë”. ka vlerësuar ajo.


