Radhë të gjata automjetesh janë shënuar në pikën kufitare të Kapshticës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se radha është e gjatë thuajse 1 kilometër. Shkak dyshohet se janë festat kombëtare të Greqisë.
Automjetet janë në pritje prej disa orësh. Në radhë të gjatë janë makinat që ikin për në shtetin grek.