Rama :48 orë kohë që të deklaroni pasurinë

Mos i humb

Me një gjuhë të ashpër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata gjykatës dhe prokurorë që me vendimet e tyre janë bërë pjesë e botës së krimit.

Nga repartin RENEA ku është trajnuar Njësia ‘OPERACIONI FORCA E LIGJIT’, kreu i ekzekutivit duke marrë shkas dhe nga rasti i gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila dha urdhrin për lirimin e Endrit Dokles, ish-kreun e bandës së Durrësit, Rama shpalli ‘luftë’ frontale për ata persona të sistemit të drejtësisë që shkelin ligjin.

Mes të tjerash Rama paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët që duke nisur nga dita e nesër, brenda një afati prej 48 orësh, duhet të plotësojnë një formular për deklarimin e pasurisë së tyre dhe se duhet të japin llogari para drejtësisë.

“Rasti më i fundit ishte ai i një gjykatëse pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër. Por vetëm me xhep. Që ka sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm e do duhet të vuajmë akoma. Pasi ka gjykatës dhe prokurorë që e dinë shumë mirë se s’kanë për ta kaluar vettingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë me moton; “kap ça të kapësh”. Dhe për ta kjo paketë ka një ilaç; Do përgjigjen. Në mos sot, nesër. Njësoj si sot, që erdhi koha të përgjigjen ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ për pasuritë e tyre, per shtëpite, bizneset, makinat, tokat. Vettingu nuk është gjykatë, as prokurori. Vettuingu nuk ka për detyrë që të ndëshkojë ata të cilët kanë vënë pasuri marramendëse duke e përdorur çekiçin e drejtësisë për të thyer kafkën e drejtësisë. Por është faza kur ndotet ‘i njomi me të thatin’. Në të shumtën e herës këta jenë kriminelë dhe jo gjykatës. Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe do u kërkohet brenda 48 orësh që të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre. Dhe pastaj formulari do të shkoj së tek SPAK. Dhe nga SPAK, në gjykatë. Ata do duhet të vinë para gjykatësit deh do duhet të tregojnë se sa fort kanë punuar tokën. Sa ullinj dhe portokalle kanë mbledhur. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK-u. Pastaj deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona juaj! Me pasuritë e tyre do të rrisim rrogat tuaja. Do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, do mbështesim Akademinë e Sigurisë. Paketa Anti-KÇK parashikon bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit. Parashikon bllokimin e lëvizjes jashtë njësisë administrative. Jo të nisen me autokolona me makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në planin e Himarës në mes të sezonit. Paketa parashikon mos pjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera. E fundit, për prokurorët dhe gjykatësit që godasin shtetin jo me plumba por më keq se plumbi me çekiçin e drejtësisë. Jo përballë por mbas shpine. Paketa kërkon brenda 3 ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe nisjen e hetimit. Ata janë bashkë edhe tani që po na shohin dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit