Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me proteinë janë më të fortë, kanë muskuj më të shëndetshëm dhe imunitet më të fortë. Proteina është shumë e rëndësishme për organizmin sepse garanton mbarëvajtjen e shumë sistemeve të trupit por edhe një plakje më të shëndetshme. Sasia e rekomanduar ditore e proteinës për një mashkull që nuk kryen aktivitet fizik është 56 gramë në ditë.
Ushqimet Me Proteinë Nxisin Bllokimin e Enëve Të Gjakut
Sipas studimit në fjalë, ushqimet e pasura me proteinë kanë tendencën të nxisin formimin e pllakës arteriosklerotike. Kjo e fundit është krejt e paqëndrueshme dhe mund të shkaktojë jo vetëm bllokimin e enëve të gjakut, por edhe çarjen e tyre. Akumulimi i pllakëzave të tilla të paqëndrueshme rrit ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër, thonë ekspertët. Falë studimit, ekspertët zbuluan se ushqyerja e vazhdueshme me ushqime të yndyrshme dhe me proteinë rrit me 30 përqind sasinë e pllakës arteriosklerotike.
Më pas, kjo pllakë bëhet më e madhe falë qelizave të vdekura jo vetëm duke penguar qarkullimin e gjakut por edhe duke rritur tensionin e tij. Ekspertët identifikuan dy amino acide të veçanta tek ushqimet me proteinë, siç është mishi, të cilat janë shumë të fuqishme në aktivizimin e pllakës dhe shuarjen e aftësive të qelizave për pastrimin e saj. Nëse qelizat nuk bëjnë dot detyrën e tyre, atëherë pllakëzat e yndyrës shtohen dhe zmadhohen duke përbërë kështu një pengesë serioze për qarkullimin e gjakut. Problemet me qarkullimin më pas nxisin shfaqjen e shumë sëmundjeve të ndryshme që dëmtojnë zemrën dhe vështirësojnë jetën.