Rama: 9 finalistë në garat ndërkombëtare për stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë

Mos i humb

Përmbyllet  faza e parë e garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja që do të ndërtohen në Durrës, Vlorë, Korçë.

Në një postim në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se nga 41 studio kanë dalë 9 finalistë që do të konkurrojnë në tre garat e fillimmajit.

“Nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurrojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive“, shkruan Rama.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka njoftuar më 23 shkurt shpalljen e Konkursit Ndërkombëtar për Projektide për 3 Komplekset e Stadiumeve të Futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit