Rama: Autoambulancat e emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Shqipëri nga Turqia do të mbërrijnë autoambulancat e reja për emergjencat civile, (AA).

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për AA konfirmuan se autoambulancat në fjalë janë një nga elementët e grantit të Turqisë në funksion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, konkretisht për forcat e specializuara për emergjencat.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet turke ofrojnë ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke kontribuar edhe në logjistikën ushtarake dhe të emergjencave civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit