Rama: Brenda dhjetorit, të gjitha shërbimet do të jenë ‘online’

Mos i humb

Të gjitha aplikimet për dokumente dhe shërbime të tjera, qytetarët do të mund t’i marin ‘online’ brenda 31 dhjetorit, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Revolucioni digjital në shërbim të qytetarit, sipërmarrjes, zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit, me buxhetin e vitit 2022, merr një shtysë të re.

Jo vetëm certifikatat janë online prej disa vitesh, por me 31 dhjetorin e këtij viti, mbyllen online të gjitha shërbimet publike të dokumenteve që nuk kanë nevojë për praninë fizike, siç është në rastin e marrjes së gjurmës së gishtave për pasaportë apo shërbim tjetër shumë specifik. Ndërkohë, hyjmë në fazën e mbylljes së ciklit, jo vetëm për aplikimet online dhe një pjesë të shërbimeve që mbyllen edhe me dhënien e dokumentit online me vulë elektronike pa pasur asnjë kontakt me zyrat e shtetit, por për të gjitha shërbimet”, shpjegon Rama.

Po ashtu, qytetarët mund të denoncojnë për ndërtime pa leje, ndotjen e mjedisit dhe probleme të tjera që konstatojnë në terren.

Rama tha se qendra digjitale e qarkullimit rrugor është një projekt në proces.

“Mbrojtja kibernetike do të hyjë në prioritetet tona. Edukimi teknologjik i fëmijëve, ku do të fillojmë start up-e”, tha kryeministri, duke folur për projekt buxhetin e vitin 2022 në kuvend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit