“Rama dhe Veliaj fabrikate të Shoqërisë së Hapur”, Berisha thirrje gazetarëve: Aleancë e re për të vërtetat e mëdha

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjendjen e lirisë së medias në vend.

Berisha tha se është “një njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat në kinostudios Shqipëria e re dhe në librin e mashtrimeve të Nastradinit”.

Sipas tij, Rama dhe Veliaj janë fabrikate të Shoqërisë së Hapur.

Më tej ai i bëri thirrje gazetarëve në një aleancë të re për të vërtetat e mëdha të çdo kombit dhe për transparencë të plotë për t’i dhënë duart këtij regjimi autokratik.

“Me fjalorin e tij ai është bërë i famshëm dhe në Europë me ndëshkimin që i bën gazetarëve për pyetjet që nuk i pëlqejnë, gjer te reminishencat e fëmijërisë së tij me gjyshen.

Në fakt është një atribut personal i gjyshes së tij, të cilin ai, njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat në kinostudios Shqipëria e re dhe në librin e mashtrimeve të Nastradinit, për të cilat e tejkalon. Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj.

Erion Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të mediave.

A mund të imagjinoni ju që të dy këta zotërinj vijnë nga shoqëria e hapur e George Sorosit. Këta janë fabrikate të shoqërisë së hapur, e cila për definicion duhet të jetë e kundërta.

Pra, kemi të bëjmë me një situatë dramatike, e cila vetëm këtë vit dhe Rama ka shkallën e vet të përgjegjësisë.

I keni vënë re këto ministre, të nderuara, jo dhe aq të cilat i nxjerr si gazetare para mediave për të mos lejuar gazetarët të flasin, ndodh kjo në ndonjë vend?

Ndodh vetëm në kanabistan. A keni konstatuar që nuk i lejon ministret të vijnë në debate dhe ministrat. E kanë të ndaluar, përballon debatet me njerëz të paguar. Deformimet këtu janë të shkallës maksimale. Natyrisht i jep asaj kohë sipas qejfit tënd, as 5 minuta nuk kanë kaluar.

Unë e mbyll me kaq, duke denoncuar shkeljet e rënda dhe duke u bërë thirrje gazetarëve në një aleancë të re, një aleancë për të vërtetat e mëdha të çdo kombi, të lirisë së tij. Të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t’i dhënë duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit