Rama: Diskutimi maratonë i fillimvitit, reflektim i dobishëm mbi çdo sektor

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama po vijon edhe sot mbledhjen me ministrat e kabinetit qeveritar ku po bën një analizë të detajuar të punës gjatë vitit të shkuar.

Kryeministri publikoi në rrjetet sociale foto të mbledhjes me ministrat, ku edhe sot vijon  diskutimin maratonë i fillimvitit.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkroi Rama.

Prej ditës së djeshme, kryeministri po zhvillon një diskutim maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar, ku po diskutohet edhe mbi projektet konkrete për vitin 2023.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit