Rama: Do ta rendisim Shkodrën në 5 bashkitë me performancën më të mirë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ka si objektiv që brenda 4 vitesh ta çojë Shkodrën në 5 bashkitë me performancën më të mirë, nga e 55-ta që renditet sot.

“Kam marrë shumë mesazhe nga Vlora e dua t’ua përcjellë nga Shkodra këtë mesazh, që mos kini asnjë merak se kjo nuk do të thotë që të gjitha fondet do të shkojnë në Shkodër. Ndërkohë që kam marrë disa mesazhe sot nga disa nga kryetarët e ri të bashkive që a do vish bashkë me ministrat edhe tek ne? Jo, nuk do vi, sepse sigurisht që ne do bëjmë atë që duhet e atë që mundemi për të gjithë, por askush nuk duhet ta harrojë se Shkodra është në një situatë komplet tjetër nga të gjithë, e pikërisht sepse është në një situatë tjetër nga të gjithë, e tha ministrja, e 55 është në nivelin e performancës që është matshme, në nivelin e asaj që kanë përfituar qytetarët dhe objektivi është që brenda 4 vitesh ta çojmë në 5 të parat. Nuk mund të them të parën, se pastaj do thotë Lali Eri dua të kandidoj në Shkodër“, theksoi kryeministri Rama

Rama falënderoi qytetarët e Shkodrës për mbështetjen që i dhanë Partisë Socialistë për të bashkuar Shkodrën me pjesën tjetër të Shqipërisë në rrugën e zhvillimit.

“Dua të falënderoj edhe një herë nga zemra të gjithë ata që na dhanë këtë mundësi historike për të bashkuar Shkodrën me pjesën tjetër të Shqipërisë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e transformimit, në rrugën e rritjes ekonomike, sociale, kulturore, shpirtërore, duke bërë detyrën tonë për ta nxjerrë nga cepi i errësirës dhe i vetë izolimit ku e futi politika për kaq shumë vite, duke shfrytëzuar faktikisht ndjenjën e besnikërisë së një pjese të madhe të shumicës në Shkodër, e cila është një ndjenjë që buronte pikërisht nga fakti se Shkodra për arsye historike që i dimë, e ka vuajtur komunizmin më shumë se sa qytetet e tjera të mëdha”, tha Rama.

“Në asnjë qytet tjetër të madh të Shqipërisë nuk ka qenë kaq e fortë goditja që komunizmi i ka bërë shoqërisë dhe presioni dhe bashkëjetesa me plagët që ka hapur. Kjo për fat të keq u kthye në mallkimin e Shkodrës demokratike”, u shpreh Rama.

“Unë kam thënë këtu, kur kam qenë me Edonën në 2021, që kjo mbajtja kurth e Shkodrës nga vetë ata të cilët ishin më shumë se sa të tjerët nën presionin e diktaturës së Enver Hoxhës, është dhurata më e madhe për cinizmin e Enver Hoxhës dhe nëse ka një mundësi që të vdekurit të shohin të gjallët, unë jam i bindur që duke parë Shkodrën, Enver hoxha ka qenë shumë i kënaqur duke e parë në këtë kurth të vazhdueshëm, të cilin Shkodra ata që i kanë dhënë besimin atyre që e mbajtën të izoluar, faktikisht i paguan dhe koston më të madhe”, tha ai.

Në vijim, Rama shtoi se, “e gjitha kjo, në fund fare, duke parë rezultatin e 14 majit kthehet në një barrë të jashtëzakonshme për ne të gjithë sepse nuk mjafton vetëm të duash ta bësh një gjë por duhet ta dish ta bësh e mbi të gjitha duhet të kesh fuqinë të rezistosh kur gjëja që ti di të bësh nuk ecën ashtu siç duhet sepse faktikisht nuk jemi vetëm në këtë përpjekje”.

“Kemi 1001 faktorë të tjerë duke filluar nga faktorët e paparashikueshëm natyrorë, deri tek faktorët e tjerë jetësorë që mund ta bëjnë të pamundur realizimin e një misioni, por unë dua t’ju them të gjithëve që unë e shoh këtë si një mision e dëshiroj shumë që ajo harta e Shqipërisë pas zgjedhjeve, e cila mbase mund të mos duke bukur për faktin se është një ngjyrëshe, në këtë moment të lexohet si një kthesë e madhe historike që nuk ka më një Shqipëri të ndarë, që një pjesë është blu, pavarësisht se çfarë bëjnë blutë e një pjesë është mavi, pavarësisht se çfarë bëjnë mavitë”, theksoi Rama.

Po ashtu, Rama tha se, “ky është një moment i jashtëzakonshëm i kalimit në një tjetër fazë të gjithë shoqërisë sonë sipas meje, por për fat të keq, është edhe një barrë e jashtëzakonshme për ne që kemi këtë detyrë sot sepse nëse ne dështojmë në këtë, ajo gjëja e tmerrshme e dasisë katastrofike mund të rikthehet”.

“Unë mendoj që harta do të normalizohet, por normalizimi i saj nuk do të jetë e ndarë me thikë, por do të jetë lara-lara ku njerëzit të vlerësojnë shumë më tepër rezultat, të vlerësojnë shumë më tepër në mënyrë praktike se kush ia bën punën, se sa të nisen verbërisht si tifozë besnik të një ngjyre për tu mbytur në atë bojë. Kur isha këtu në fund, besova që ne do ta fitonim Shkodrën, sepse shikoja gjithë dinamikën e sondazheve, por duke qenë kaq shumë vite në këtë lloj rruge, janë mprehur edhe shqisat dhe është si puna e qenit kur hyn në pyll që e ndjen se çfarë ka rreth e rrotull e në një farë mënyrë nuhatja më tha që këtu gjëja po shkonte drejt fitores, por kurrë nuk mendoja që do të ishte një fitore kaq e madhe dhe fitorja kaq e madhe është pikërisht rezultat i një thyerje shumë të madhe që është bërë me mendje por akoma jo me zemër nga një pjesë e Shkodrës. Mamcia dhe Beneti tani kanë detyrën që të luftojnë për të “ngrënë” atë pjesë të zemrës, ndërkohë që ne të gjithë të tjerët kemi detyrën për t’i mbështetur, natyrisht jo vetëm këta të dy, por bashkë me Edonën, me Gonin, për t’i mbështetur që të bëhet më e mira për Shkodrën. Po u bë më e mira për Shkodrën, unë jam i budingu që do të jetë bërë më e mira për Shqipërinë”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit