ITALI – Katërmbëdhjetë të vdekur pas përmbytjeve në Ravena

Mos i humb

Numri i konfirmuar i vdekjeve nga përmbytjet katastrofike në veri të Italisë u rrit në 14, njoftuan sot agjencitë e lajmeve ANSA dhe Adnkronos.

Massimo Isola, kryebashkiaku i Faenzas, e përshkroi ngjarjen si një katastrofë epokale.

Niveli më i lartë i alarmit mbetet ende në fuqi në rajonin e Emilia-Romagna, ndërsa autoritetet kanë vazhduar me evakuimet.

Autoritetet kryesisht, po evakuojnë banorët Ravena, ku situata është përkeqësuar përsëri.

Shirat e dendur bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, megjithëse zëvendëspresidentja e rajonit Irene Priolo tha se reshjet nuk ishin të krahasueshme me përmasat historike që ranë në fillim të javës.

Pamjet televizive treguan ujin që rridhte në një autostradë që të çon në qendër të qytetit të Ravenës.

“Më shumë se 20 000 persona janë evakuuar nga Ravena deri më tani”, sipas raporteve të medieve.

Priolo tha se kishte frikë se shiu i vazhdueshëm mund të shkaktonte rrëshqitje të mëtejshme të dheut.

“Në Sarsina aty pranë, mbi 300 banorë u shkëputën nga bota e jashtme”, tha kryebashkiaku Enrico Cangini për agjencinë e lajmeve ANSA.

Nga katër rrugët kryesore që lidhin banorët me zonat e afërta, vetëm një rrugë ishte ende e aksesueshme për automjetet e emergjencës.

Zonat përreth Imola, Forli, Cesena dhe Ravenës janë goditur rëndë nga përmbytjet, pikat e nxehta turistike në bregdetin e Adriatikut, si Rimini, kanë mbetur relativisht të padëmtuara.

“I vetmi lajm pozitiv në këtë tragjedi, është se hotelet dhe brezat bregdetar u dëmtuan më pak se zonat e brendshme”, tha ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit