“Rama duhej t’i shkarkonte ministrat dhe kreun e bashkisë”, Meta për tragjedinë e Himarës: Të gjithë duhet të dalin në protestë

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas daljes nga familja Avdia, ku përcolli ngushëllimet për tragjedinë e humbjes së 7-vjeçares së tyre, tha se do të jetë sot në protestën e njoftuar nga shoqëria civile për këtë ngjarje.

Ai tha se në këtë protestë duhet të marrin pjesë të gjithë, si për të shprehur solidaritetin me familjen e vogëlushes, ashtu dhe për të parandaluar që ngjarje të tilla të përsëriten.

Sa i përket përgjegjësisë së shtetit, ai tha se duhej të kishin dhënë dorëheqjen të gjithë ministrat përgjegjës për moszbatimin e urdhrit për shtim masash për sigurinë e pushuesve në vend, ose do duhej që kryeministri Edi Rama duhej t’i shkarkonte, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Himarës.

Ilir Meta: Këtu ligji e bëjnë të fortët dhe ajo paje e llahtarshme që ndodhi atje është pamje e një shteti brutal dhe të papërgjegjshëm me qytetarë të thjeshtë që rrezikohen pikërisht nga papërgjegjshmëria e shtetit të tyre. Çdo qytetar duhet t’i bashkohet kësaj proteste, për të shprehur solidaritetin me këtë familje por dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në ë ardhmen. Nuk është e para që ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit. Minimumi të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e qeverisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose të ishin shkarkuar nga kryeministri, bashkë me kryetarin e bashkisë ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit