Rama e ambasadorja Kim xhiro nëpër Adriatik me anijen ushtarake amerikane

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim së bashku me kryeministrin Edi Rama por dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ishin miq në anijen ushtarake amerikane për të bërë një shëtitje nëpër Adriatik.

Kryeministri Edi Rama i dhuroi një portret dhe medaljen e mirënjohjes gjeneralit amerikan TD Wolters.

Nisi sot në Portin e Durrësit stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 21”, me dislokimin më të madh të forcave dhe mjeteve në Adriatik dhe Ballkanin Perëndimor që prej luftës së Dytë Botërore.

Nën drejtimin e Komandës së ushtrisë amerikane për Europën dhe Afrikën, rreth 28 mijë trupa do të zhvillojnë njëherazi manovra ushtarake të shtrira nga deti Baltik, Ballkani Perëndimor deri në Detin e Zi, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit