Rama falenderon edhe paraardhësit: Brukseli nuk bën dhurata! Merituam hapjen e negociatave

Mos i humb

Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Europian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp.

Kryeministri tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh”, deklaroi Kryeministri.

Stacioni i radhës, thotë Rama është anëtarësimi, ndërsa ndau meritat edhe me paraardhësit e tij.

“Një falenderim për ata që kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të rrugës së vetme për shqiptarët, atë drejt BE-së”, vijoi ai.

Rama e quan plotësisht të merituar rekomandimin e hapjes së negociatave.

“Europa nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat. Rekomandimi është njohja e meriatave tona në fushën e reformave dhe me luftë të vërtetë kundër armiqëve të shoqërisë dhe shtetit, krimit dhe korrupsionit”, thotë ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit