Rama falenderon socialistët për reformën në drejtësi, dhe pse…

Mos i humb

 

 

 

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar deputetët socialistë për realizimin e reformës në drejtësi, dhe pse tha ai qeveria dhe shumica kanë qenë e kërcënuar në kohën e miratimit.

 “Dua të falënderoj të gjithë deputetët e PS për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për të garantuar se reforma në drejtësi dhe më pas ligji i vetingut të mos mbeteshin një dëshirë popullore dhe një ambicie kombëtare e parealizueshme, por të ktheheshin në normë. Dhe pse e kujtojmë të gjithë shumë mirë që në momentin kyç përmes kalimit të reformës dhe dështimit të saj vetë qeveria dhe shumica jonë qeverisëse ishte e kërcënuar. Falenderim i veçantë për anëtarët e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi në komisionin e ligjeve dhe të gjithë ata që mbështetën punën e udhëhequr prej nesh në rolin e ekspertëve të jashtëm, nga bota akademike”, tha ai.

Sot Shqipëria, tha Rama, ka fituar një staturë të re në shoqërinë e vendeve europiane dhe rekomandimi pa ekuivok i Komisionit Europian është një deftesë kuptimplotë. “Komisioni Eropian është i pamëshirshëm në leximin e çdo aspekti qël idhet me detyrat e dhëna me shkrim dhe rekomandimi për hapjen e negociatave është i bazuar vetëm në një element, në meritën”, tha ai.

Në vijim…

 

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit