Rama flet nga shtëpia e rindërtuar e Gjergj Fishtës: Një nga përparimtarët më të mëdhenj të kombit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e rindërtimit të shtëpisë së At Gjergj Fishta, deklaroi se poeti ishte një nga përparimtarët më të mëdhenj të kombit.

Gjatë fjalës së tij në ditën e lindjes së poetit, kreu i qeverisë shqiptare tha se Fishta ishte një njeri i madh, por që hyri në gojët e shthurura.

Teksa vlerësoi zonën e Fishtës, kryeministri tha se ka dhe nga ata llafazanë e dembelë që pine kafe me lekët e prindërve.

“Kam dëshirë që për hir të së vërtetës të falënderoj dikë. Që nuk është as zyrtar e studiues, por është një nga njerëzit më të bukur që kam njohur falë detyrës time, e kam fjalën për Altinin e Mrizit. Se dalloj dot nga maska se kush është.

Por është frymëzim për ne, për të rindërtuar itinerarin e Fishtës, duke nisur nga ko shtëpi dhe duke vazhduar më tutje. Jo për të nderuar kujtimin e një njeriu të madh që nuk ka nevojë për këtë që po bëjmë dhe do të bëjmë, por për të forcuar një identitet të kësaj zone që është një ndërthurje e habitshme e një natyre të veçantë. Një mikpritje e veçantë që ka krijuar atë traditë që sot ka kapur një kulturë të denjë në Europë.

Nëse do të jemi të zotë, si disa emigrantë që janë kthyer dhe kanë investuar, dhe jo si llafazanët që ankohen, dhe duke konsumuar kafe dhe giga e duke pirë kafe me paratë e prindërve. Nëse jemi të zotë, kjo zonë do të jetë e begatë ku të gjithë do të duan që të vinë.

Dhe ata që janë nga kjo zonë, në mos jetofshin këtu për ditë, do të duan që të vendosin një pjesë të jetës së tyre në këtë zonë. Përpara se të vija këtu në fakt, rrugës shkrova një tekst të shkurtër për ditëlindjen e Fishtës, duke kujtuar faktin se vdekja e Naimit dhe ditëlindja e Fishtës, janë si të vendosura me dorë nga atësia dhe Zoti pranë njëra-tjetrës. Në një rend kronologjik, si rend përbashkues i të dyve, që janë shumë të ngjashëm.

Janë të ngjashëm në misticizëm, në shërbesën e tyre ndaj kombit dhe në vendosjen e shpirtit dhe të fjalës në dispozicion të arsenalit. Janë si dy krenat e shqiponjës për gjuhën tonë, njëri gegë e tjetri toskë. Dy përçues të gjuhës që iu referuan dy partiturave të ndryshme.

Shtëpia e Fishtës, është një aspiratë për të shtuar gurët e kulturës, në një vend ku kjo nevojë është e jashtëzakonshme. Shqipëria nuk është as myslimane as e krishtere, por myslimane dhe e krishtere.”, tha Rama.

💐HOMAZHFishtë, Lezhë – SHTËPIA E RINDËRTUAR E AT GJERGJ FISHTËS çel dyert në këtë përvjetor të lindjes së tij, në Fishtën e bukur ku prej sot ka një arsye më shumë për t'u ndaluar e shijuar ajrin e natyrës dhe historisë shqiptare🇦🇱Dita e vdekjes e Naimit dhe dita e lindjes së Gjergj Fishtës duket sikur janë vendosur me dorën e Zotit për të ndjekur njëra-tjetrën. Të dy e kanë merituar lavdin e të qenurit “Homerë të Shqipërisë ”. Të dy lirikë e të dy epikë. Të dy etër të shqipes së shkruar e të folur mbi dy partitura të ndryshme gjuhësore. Njëri tosk e tjetri geg, Naimi dhe Gjergji janë dy zërat e Shqipërisë dykrenare, asaj të jugut plot gurgullima e asaj të veriut plot bubullima. Të dy të ngjizur me mistikë e të përkryer në politikë, në politikën e shërbimit të kombit të vuajtur e të paepur, jo në atë të “vagabondave e shakllabanve, që rrin tash sa mot tu’u talle npër ne, me na qelb fis e atdhe”.At Gjergji ishte ëndërrimtar e ishte usta. Prej oratorisë s’krështenë, formue pranë De Martinos dhe Mihaçeviqit dhe nën hijen e “cathedra Petri”, në një kohë lulëzimi të literaturës katolike, françeskani sqimatar përftoi nji t’ligjëruem plot tharm e forcë që mbas vedit tërhiqte gjithkënd. Zoti i Shqiptarëve e begatoi me ndjesitë e dhuntitë më depërtuese në shpirtin shqiptar. Stoicizmi i tij ishte sa diellor aq dhe hënor. Për ne shqiptarët, ai është një zgjidhës nyjesh gordiane, nga ajo e alfabetit dhe paqtimit mes elitës katolike e shtetit modern shqiptar, tek ruajtja e kufijve të jashtëm të këtij vendi e naltësimi në vendin që i takonte të “universitas” gegë në të larmishmen Shqipëri. Sa ishte një Homer shqiptar i thellësive shpirtërore, Gjergj Fishta ishte edhe një Perikli i betejave madhore. Si një françeskan i mirë përpara sulltanit të Egjiptit, trubaduri i Lahutës së Malcis u bë mburojë e së drejtës dhe e drejtpeshimit; këtu duke marrë në mbrojtje Shqypnin e mesme, që ca intelektualë me poture e quanin djep të anadollakëve, aty tue lshue anatemën mbi ksenofobinë me guzhinjeta. Ky frat që kishtë bredhur botën e në gjoks mbante dekoratat e shteteve fqinj, ishte një patriot i kulluar dhe një antinacionalist i bekuar; frymëzuesi i më të mirëve të këtij vatani dhe tmerri i mediokërve të çdo sahani. Meshtari që kremtonte veç në gjuhën e Horacit e të Shën Jeronimit, e që në atë rang e nivel ngriti gjuhën e shqiptarëve të maleve, është përnjimend një Judas Makabe i shekullit XX. Heroit të madh biblik judeas që aq shumë e frymëzonte, Gjergj Fishta i përngjan për nga ideali, martiri shpirtëror, përkushtimi ndaj tempullit të Zotit e altarit të atdheut dhe fjala që kocka s'ka po kocka thyen.U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë!“Ave Reverende Pater ac summe magister, morituri te salutant”#TëPAHARRUESHËM🙏

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 23. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit