Rama i jep medalje kancelares gjermane: Danke Angela

Mos i humb

Në një ceremoni të shkurtër, kryeministri Edi Rama i ka akorduar kancelares gjermane Angela Merkel një medalje për mirënjohje publike.

Rama tha disa fjalë të shkurtra pas me batutë shtoi se e di që kancelarja nuk i duron fjalimet duke kërkuar vetëm një foto.

“Danke Angela. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, shkruan Rama.

Pjesë nga biseda

Rama: Ky është Ylli I Mirënjohjes dhe ky është simboli i Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajti edhe “Atleti i Krishti” si mbrojtës i krishtërimit.

Kështu që mendoj se ju detyrohemi ju. Nuk do të mbaj ndonjë fjalim këtu sepse e do që ju nuk para i duroni kështu që mjaftohemi me një foto.

Merkel: Faleminderit shumë. Jam e vetëdijshme që është një nder I madh dhe ishte një gjë e mirë për mua të punoja me ju.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit