Rama i përmendi kompetencat, reagon Presidenca: Bën mirë të lexosh Kushtetutën. Presim me padurim përgjigjet mbi Covid-19

Mos i humb

BAG raporton 195 vdekje dhe 8,782 raste të reja me Covid

Zyra Federale e Shëndetit Publik ofron informacion të përditshëm mbi zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Në shënimin...

Francë, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19, por ulen rastet e reja ditore

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusi në Francë ka tejkaluar shifrën 50 mijëve. Në...

Festa e Falënderimeve, amerikanët planifikojnë udhëtime dhe darka festive pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund...

Palestina regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Palestina regjistroI numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19. Sipas ministres së Shëndetësisë, Mai Al-Kaila, ky është...

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj letrës së Ilir Metës me 11 pyetje lidhur me situatën e COVID-19.

Rama tha se Meta s’ka kompetenca të kërkojë llogari nga Ministria e Shëndetësisë, por zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka nxjerrë dy nene, saktësisht nenin 23 pika 2 dhe neni 93 gërma H.

Ai shkruan se Rama duhet të lexojë me vëmendje Kushtetutën teksa Meta pret me padurim përgjigjie. Po ashtu Blushi thumbon Ramën duke i kujtuar se është dekretuar veç për kryeministër, edhe për ministër të Jashtëm, por jo për ministër të Shëndetësisë.

foto galeri
foto galeri

STATUSI NGA TEDI BLUSHI
Shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sikundër u bë sot publike, i është drejtuar me një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, në respekt edhe të Kushtetutës:
📌 NENI 23, PIKA 2
“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”

📌 NENI 93, GËRMA “H”
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
Kryeministri ende në detyrë, së pari bën mirë të lexojë me kujdes të vetmen Kushtetutë që ekziston në Republikën e Shqipërisë.
Së dyti i kujtojmë se është dekretuar për të qenë edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe jo ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë.
Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sikundër është në pritje, në vijim edhe të komunikimit të drejtpërdrejtë që ka patur me znj.Manastirliu, për të sjellë propozime për vlerësimin e figurave të shquara të mjekëve e infermierëve me kontribut të vyer në luftën kundër COVID-19.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fblushited%2Fposts%2F10158750563717760&show_text=true&width=552&height=653&appId
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Nafta pa taksa nga 2021, Rama jep lajmin: Procedura ligjore ka nisur me garën e shpallur nga Ministria. Fermerët që s’kanë NIPT të nxitojnë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije lajmin se tashmë ka startuar procedura ligjore me garën e shpallur nga Ministria...

A do rrëzohet Qeveria Hoti? Kushtetuesja mblidhet nesër për vendimin, ja lëvizjet më të fundit që po ndodhin

Nesër në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të mbahet seancë dëgjimore lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për votëbesimin...

Itali, policia arreston 28 pjesëtarë të dyshuar të ”Camorra”-s

Policia italiane arrestoi të paktën 28 persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur mafioz ”Camorra”. Të arrestuarit...

Meta ktheu ligjin për ”Policinë e Shtetit”, Murrizi: I jap të drejtë, jemi në prag të zgjedhjeve. Rama për vota do u thotë policëve…

Deputeti i opozitës parlamentare dhe kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi i ka dhënë të drejtë zyrës juridike të Presidencës për arsyet...

Po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, bllokohet mjeti në Lezhë, nën hetim shoferi

Policia e Lezhës ka goditur një rast të krimeve mjedisore, duke bllokuar një automjet, që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të...