Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi KLSH-së auditimin e AlbControl, nisur nga situata e krijuar, protesta e kontrollorëve që çoi në bllokimin e fluturimeve dhe ndalimin e tre prej tyre.
Rama akuzon Metën dhe Berishën për plan për bllokimin e vaksinimit, teksa thotë se ky plan dështoi.
Sa i përket auditimit, kreu i qeverisë i drejtohet Presidentit t’i vazhdojë Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL.
“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër!
Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi!
Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”
Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2021


