Rama inspekton procesin e vaksinimit në Kukës: Nëse s’i japin vaksina Kosovës do t’i vaksinojmë 11 mijë mjekë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vaksinohen 11 mijë bluza të bardha të Kosovës, nëse nuk siguron vaksina anti-covid.

Teksa inspektoi procesin e vaksinimit të stafit mjekësor të Kosovës, që po mbahet sot në Kukës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky qytet mund të funksojë si bazë e përbashkët mes dy vendeve.

“Jemi të gatshëm që të kontribuojmë Duhet ta dini që kontratat me kompanitë e vaksinave janë stritike dhe nuk e lejojnë rieksportonim.

Një kontratë që nën kupton ardhjen e një sasie nga një vend dhe nuk mund të përdoret pe të nxjerrë pjesë të kësaj sasie në një vend tjetër.

Ndaj nuk e nxorëm asnjëherë emrin e atij shtet miku, për të mos futur në sherr atë vend mik me kompaninë.

Sekret nuk mund të bëhej dhe do të kishim penalitete të forta. Kam thënë që; hajdeni në Kukës, ku në fund të fundit është një vend i përbashkët.

Përtej faktit se jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është e natyrshme që Kukësi të funksionojë si pikë e përbashkët.

U vonua pak pala tjetër, por më mirë kështu. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd.

Ai loz me kukulla në Facebook.”, -tha Rama.

500 mjekë të spitaleve COVID19 në Kosovë do të marrin dozën e parë të vaksinës sot në Kukës.

Marrëveshja u finalizua dje dhe sot, vaksinimi ka nisur me 250 mjekët e parë që kanë marrë vaksinën, ndërsa nesër do të vaksinohet edhe pjesa tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit