Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Pastroni plehrat, ose do t’ju marrim bashkitë e iu cojmë në prokurori

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama i paralajmëroi sot kryetarët e Bashkive të vendit se do të çohen për ndjekje penale nëse nuk zbatojnë detyrat për pastrimin e territorit.

Në takim me të zgjedhurit vendorë, Rama vuri në dukje se shembull i pastrimit është Bashkia e Lezhës, ndërsa në kushte skandaloze ndodhet ajo e Himarës. Ai deklaroi se kryebashkiakët mund të përballën edhe me sanksione.

Kryeministri tha se nëse kryebashkiakët nuk përcaktojnë fondet e duhura për pastrimin e plehrave dhe nëse nuk ushtrojnë detyrën, do t’u merren bashkitë nën administrim nga qeveria.

“Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojnë deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. Ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushton asgjë askujt”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit