Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë jashtë skenarit, pasi tha që la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë”, pasi pa dje në Baku liderët që të bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltukë të rehatshëm, në një sallë ngjitur me ambientet e COP29, shkruan Arit Niranjan për ”The Guardian”.
“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografohen së bashku – ndërsa imazhet e liderëve pa zë po luhen vazhdimisht në sfond”, tha Rama.
”Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftën kundër ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë”, theksoi Rama.
Ai vuri në dukje deklaratën e djeshme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se ”emetimet e karbonit u rritën midis COP28 dhe COP29”.
”Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?” pyeti Rama.
”Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”