Rama: Marrëveshja e 5 qershorit votohet nesër dhe hyn në fyqi! Asgjë nuk e prek përmbajtjen e saj

Mos i humb

Pallati Kongreseve – Pas takimit në Këshillin Politik me opozitën parlamentare për të vazhduar dialogun politik si rruga e vetme për gjetjen e pikave përbashkuese për:- një dakordësi sa më të gjerë në Kuvend për Marrëveshjen e 5 qershorit🤝- për Listat e Hapura që rrisin peshën e votës së popullit në zgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend😊

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 22. Juli 2020

Kryeministri Edi Rama siguroi se nesër në Kuvend do të votohet dhe do të miratohet marrëveshja e 5 qershorit dhe do të hyjë në fuqi.

Ai siguroi se ajo marrëveshje nuk do të preket as nga ndryshimet kushtetuese pasi përmbajtja e saj nuk preket nga asgjë dhe këtë e kanë konstatuar edhe ekspertët në Këshillin Politik.

”Ajo që kemi diskutuar me ekspertët në atë pjesë të shkurtër në mbledhje ka qenë adresimi i çështjeve, që u ngritën dje. Në një prej tyre ishte dhe kjo çështje. Këtu ekspertët kanë dhënë një përgjigje shteruese. Që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit, asgjë. Reflektimi në ligjin zgjedhor i risive kushtetuese është diçka tjetër. Dhe nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen kur ndërkohë ka një nen të marrëveshjes, kjo s’ka të bëjë fare, është absurditet. Marrëeshja e 5 qershorit votohet nesër. Në 30 qershor do të votohen ndryshimet kushtetuese. PD s’ka çfarë pret nga Këshilli lidhur me çështjet që ka ngritur.”- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit