Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së BE-së, e cila i kërkoi Kosovës të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat e veriut, që banohen me shumicë serbe.
Rama theksoi se kjo thirrje nuk mund të ishte më e qartë se kaq.
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”, tha Rama.
“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, tha Rama.
Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja vendore në 4 komunat e veriut të Kosovës si dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE