Rama: Mbështetja, rezultat i nxitjes nga ana jonë për t’u dëgjuar

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, BE po mbështet vendet e rajonit në rritjen ekonomike dhe integrimin me një plan të ri të rritjes.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se, “Komisioneri Varhelyi na ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë kyç në këtë ndryshim mjaft të rëndësishëm të paradigmës”.

“Për herë të parë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord se BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për t’u afruar me ne për të na mbështetur në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, i cili faktikisht është një nisëm e konceptuar jashtë kornize”, tha Rama.

“Ky është rezultati i dialogut. Ky është rezultat i nxitjes nga ana jonë për t’u dëgjuar, për t’u kuptuar sa i takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona”, theksoi Rama.

“Falë këtij shkëmbimi të ndërsjellë pikëpamjesh kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që është mjaft konkrete dhe që mund të na çojë në një nivel tjetër shumë më shpejt”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit