Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë e partinë, në fokus zgjedhjet dhe vota e emigrantëve

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, te Pallati i Brigadave, sot dhe nesër.

Një nga temat kryesore do të jenë zgjedhjet, me theks të veçantë në strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren. Gjithashtu bëhet e ditur se në thelb të diskutimeve do të jetë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithësecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit