Rama: Mision shpëtimi solidariteti sot drejt Turqisë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama informoi se, një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi.

“Thellësisht të pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa zona të Turqisë dhe Sirisë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditi mëngjesin e sotëm një zonë të gjerë në Turqinë Juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë mbi 600 persona dhe lënduar qindra të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit