Rama ndryshon drejtuesin politik të Kukësit/ Largon Majkon, cakton Shalsin

Mos i humb

Pandeli Majko nuk do të jetë më drejtuesi politik i PS për Kukësin.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka njoftuar largimin e Majkos nga Kukësi dhe rikthimin e tij në Tiranë.

Megjithatë nuk është caktuar ende zona elektorale që do të mbulojë në kryeqytet.

Në Kukës, detyra e drejtuesit politik të PS i është besuar Eduard Shalsit.

Këto ndryshime brenda radhëve të socialistëve bëhen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Në mbledhjen e Kryesisë së PS morën pjesë online edhe kryebashkiakët socialistë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit