Rama në krah të familjarëve, kryejnë homazhet për “21 Janarin”

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama bëri homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 4 viktimave të tragjedisë së “21 Janarit” 2011, së bashku me familjarët e të ndjerëve.

Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku 4 viktimat ndërruan jetë.

Sot bëhen 11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi. Vitin e kaluar Policia e Tiranës përmes një kërkese i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes “21 Janari”.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet për njërin prej të vrarëve në bulevard, Aleks Nikën, në 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit