Rama në Kuvend: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për negociatat

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga foltorja e parlamentit se nga pikëpamja e unitetit politik për anëtarësimin e vendit në BE, Shqipëria është më mbrapa se në të shkuarën duke iu referuar situatës politike.

Nga ana tjetër Rama theksoi se progres raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave dhe se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim. Por sipas tij, ky është një vendim që merret nga Këshilli i Europës, ku ndikon edhe dinamika e brendshme e vendeve anëtare. Në këtë pikë, Rama tha se tek subjektiviteti i vendeve ndikimi i shtetit është relativ, duke i lënë përgjegjësinë opozitës nëse nuk ka çelje negociatash.

“Shqipëria ka ecur para dhe progres raporti në fund të majit do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave. Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte, është edhe rikonfirmim pa kushte i një të vërtete të thjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim me BE. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga KiE. Nga Këshilli i përbërë prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtarë, bazuar në rekomandimin e komisionit por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Që do të thotë që nëse raporti i komisionit është një raport i cili ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike duke verifikuar kryerjen e të gjithë detyrave të përcaktuara për çeljen e negociatave, vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm në KiE që i kalon kriteret teknike dhe subjektiviteti i vendeve ka rolin e vet.
Tek subjektiviteti, ndikimi jonë është relativ në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë të rreshtuara kundër….”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për eksportimin e konflikteve të brendshme apo nxitjes së konflikteve të brendshme në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrjeje ose të krijimit të aleancave që janë vendosur kundër zgjerimit e për rrjedhojë të çdo hapi të avancimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë proces.

“Jemi sot në pikëpamjen e unitetit politik më mbrapa seç kemi qenë në të shkuarën ku sidoqoftë pavarësisht sherreve e debateve forcat politike kanë gjetur një pikë përputhshmërie e kanë qenë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit