Rama : Nis dhënia e granteve për meremetim vetjak të banesave në Vorë dhe Rrogozhinë

Mos i humb

Ka nisur sot dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Vorë dhe Rrogozhinë të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Përfituese pritet të jenë 1159 familje.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim on line më kryebashikakët e Vorës e Rrogozhinës, të cilët njoftuan për mbarëvajtjen e punës.

Sipas Ramës në total për 11 bashki qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.

“Më vjen mirë që pas gjithë punës voluminoze të identifikimit të problemeve dhe dëmeve, tani jemi në fazën e lëvrimit të një shume që në total është mbi 7 miliardë lekë, dhe plotësojmë të gjithë mbështetjen, bazuar edhe në ankimimet shtesë do të shkojë rreth 80 milion USD. Krijohet premisa që gjithë familjet e dëmtuara të kryejnë meremetimet apo të kompensohen për shpenzimet e bëra. I takon qeverisë t’ju qëndroje pranë të gjithëve dhe askush të mos mbetet vetëm. Janë 11 bashki të përfshira”,- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit