Rama: Nis ndërtimi i rrugës së PS për Shqipërinë 2030

Mos i humb

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste, janë angazhuar gjatë kësaj jave në takime me qytetarët, në kuadër të vizionit për Shqipërinë 2030.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ndau sot në rrjetet sociale foto nga këto takime, duke theksuar se ka nisur ndërtimi i rrugës së PS-së 2030 për Shqipërinë 2030.

“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS-së 2030 për Shqipërinë 2030”, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama, më herët ka deklaruar se, synimi është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon në të gjithë aspektet dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit