Rama: Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

Mos i humb

Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri bën me dije se foli në telefon me liderin e opozitës, Boyko Borisov. Rama i shpreh falenderimet dhe shkruan se partia e tij shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe të BE-së.

Ai ka një thirre edhe për BE-në tëcilën e fton të veprojë sa më shpejt.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter. 

Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- për Maqedoninë  e Veriut. Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze Emmanuel Macron. Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një mocion mosbesimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit