Rama për bujqësinë: Ka ardhur koha të vendosemi në karvanin e atyre që bëjmë sukses!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për mediat se ka ardhur koha të shtohet vëmendja te sektori bujqësor.

Sipas kreut të qeverisë, në këto vite ka pasur investime të shtuara në këtë sektor që në të ardhmen priten të shtohen më shumë.

Rama nënvizoi se ka ende problematika, e për këtë kërkoi nga sektori bankar që të japë asistencë nëpërmjet kredive financiare ndërsa qeveria të kontribuojë në investime dhe kapacitete dijesh.

“Eksportet tona në peshkim tregojnë transformimin e sjellë nga karakteri sipërmarrës i asaj fushe që falë një numri jo shumë të madh aktorësh të përfshirë po kthehet në histori suksesi. Janë një provë e qartësie për sukses sepse rriten në mënyrë të qëndrueshme. Praktikisht sot kemi 2 pamje të sektorit. Një pamje që është fytyra e të ardhmes e tjetra e së shkuarës. Ajo çka ne duhet të bëjmë është të nxisim të gjithë atë pjesë njerëzish në sektor që kanë mbetur peng i së shkuarës dhe që me kurajo, vullnet të bashkohen në rrugën e së ardhmes duke u bashkuar në karvanin e atyre që bëjnë sukses. Është e pamundur ti besohet e ardhmja një ngastre të veçuar kur vjen puna te prodhimi bujqësor. Ne sot kemi të dhëna kuptimplote në disa të tilla.

Sot Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte vite më parë. Ky prodhim i shtuar dhe këto eksperte që shtohen janë rezultat i një baze të re të vendosur. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që në atë dyfish toke që punohet ka ende shumë problematika që lidhen me prapambetjen e ka shumë nevojë për sinergjira të reja. Më vjen mirë që jemi këtu së bashku me bankat. E dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e sektorit bankar e shpresoj që fjalët e tij të reflektojnë realisht vullnetin e bankave për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj kërkesave të sektorit të bujqësisë. Është pa as më të voglin dyshim një rrugë ku nuk ka të humbur.

Patjetër që në këtë rrugë duhet mbështetja shumë e fokusuar e ministrisë së bujqësisë për të garantuar që bankat të marrin aplikime që përmbushin kriteret. Shumë më tepër informim për fermerët. Asistencë teknike dhe më shumë investim nga ana jonë për të rritur kapacitetet e dijes. Në bujqësi historia e zhvillimit të vendeve tregon se sa e rëndësishme është dija dhe përditësimi i njohurive për të pasur sukses”, u shpreh kreu i qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit