Rama: Realitet i hidhur i qeverisjes dhe korrupsionit para një dekade

Mos i humb

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin e Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në hyrje të fjalës së tij, kryeministri Rama ka bërë pasqyrën e tij të Shqipërisë së një dekade më parë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se kur forca qeverisëse që ai drejton mori pushtetin, Shqipëria ishte në pikën e saj më të ulët që pas vitit 1997. Më tej, Rama thotë se Shqipëria e 10 viteve më parë kishte një realitet të hidhur të qeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit.

Edi Rama: Kërkoj vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj dhe vëmendjen e atyre që më kanë dhe na kanë votuar që prej zgjedhjeve të 2013 kur morëm detyrën të rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin nga dritaret të izoluar apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të Tv. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe krijuar hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve të cilët na kanë besuar dhe mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Por unë nuk do të ndalem as tek gjysëm të vërtetat, as tek shpifjet, akuzat e rreme apo fabrikimet djallëzore. Do të përqëndrohem vetëm tek të vërtetat që lidhen me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, korrupsionin 10 vjet qëkur jemi në detyrë, qofshin të vërteta të ëmbla apo të hidhura që nuk ka më mirë se sa t’i shohim në sy ashtu siç janë.

Kur shqiptarët na votuan masivisht, Shqipëria ishte në pikën e asaj më të ulët pas vitit të 1997, rendi publik ishte përtokë, krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij, vjedhjet e shtëpive ishin pjesë e përditshmërisë dhe kërkesa e parë e qytetarëve në çdo dëgjesë ishte siguri, siguri. Korrupsioni harbonte rrugëve në çdo sportel shërbimi, qytetarët mbanin radhë të gjata duke dhënë rryshfet dhe për të nxjerrë një certifikatë. Rryshfeti ishte i treti i vërteti. Spitalet nuk kishin më ilaçe, por vetëm receta për pacientët e tyre. Qendrat shëndetësore si godina të braktisura. Hyrja në universitare si në dyert e autobusëve të Unazës si në vitet 90, punësimet në çdo institucion bëheshin me urdhër partie, shpesh me lekë, ose për ata që nuk kishin parti, vetëm me lekë. Prokuroritë dhe gjykata pazare të gjësë se gjallë teksa më i dobëti gjithmonë digjej. Të lidhurit pas qerres së pushtetit politik, jepnin dhe merrnin favore të paligjshme fare të patrazuar hipur mbi kurrzin e popullit që e përdhunonin me vepra. Askush nuk guxonte të protestonte pa një flamur partie si mburojë.

Kryeministria ishte kthyer si ato godinat e sheikëve, e mbuluar nga zymëtia e shembullit të forcës dhe e zhveshur nga shembulli. Protestuesit e vrarë nga ajo godinë trajtoheshin nga kreu i qeverisë si kriminelë, për drejtësinë vrasjet ishin gabime teknike. Imazhi i Shqipërisë ishte mos i zotshëm. Edhe kur flitej ishte sa shumë plehra kishte Shqipëria. Shqiptarët në Evropë nuk guxonin të përmendin emrin e shtetit të tyre. Zero ishte besimi. Rruga drejt anëtarësimit në BE ishhte bllokuar. Për ata që 10 vjet më parë ishin fëmijë, kjo tablo mund të duket si tablo pjedhë e imagjinatës, por çdo familje shqiptare e ka të qartë, kjo ishte pasqyra e realitetit të hidhur të qeverisjes, dhe sundimit të ligjit, korrupsionit në Shqipërinë e një dekade më parë. Sot pasqyra është krejt tjetër. Padija dhe ligësia janë përbërisët kryesorë të debateve. Kur lincimi i tjetrit, e kanë bërë të vërtetën si një gjysmagjel. Por nuk është qëllimi që të bëj dallimin mes forcës tonë dhe forcave të vjetra. Këtë dallim e bën dhe do ta bëjë me vota shumica e njerëzve të këtij vendi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit