Rama replika me Bashën: Furrat e marrin energjinë me çmim preferencial, nuk ka lidhje me shtrenjtimin e bukës

Mos i humb

Rritja e të energjisë elektrike dhe bukës ka nxitur debate të forta mes opozitës dhe mazhorncës në sallën e kuvendit këtë të enjte.

Deklarata e Ramës se nafta sot kushton më pak se në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike, solli kundërshtimin e deputetëve demokratë, që e cilësuan krejtësisht të pavërtetë këtë deklaratë.

“A ka mundësi të bëjmë një marrëveshje, që kur flasim dëgjojmë, na pëlqen, nuk na pëlqen”, iu drejtua Rama opozitës.

Më tej, kryeministri u ndal te çmimi bukës, që sipas tij lidhet vetëm me çmimin në bursë.

“Furrat e bukës sot e marrin energjinë me çmim preferencial, nuk ka lidhje me këtë rritja e çmimit të bukës, ka të bëjë vetëm me bursën”.

Për energjinë elektrike, Rama tha se “nuk mund të kemi rezerva, pasi nuk kemi u të mbledhim ujin, po situata do të ndryshojnë me ndërtimin e Skavicës”.

“Kur ka shumë shi, jo vetëm që nuk arrijmë dot të mbledhim rezerva, por jemi të detyruar të hapim porta. I hedhim në fusha ato të ardhura, që mund t’i kishim për ditë të vështirë. Por, po ndërtojmë Skavicën. Jemi në diskutime dhe për tec-in e Vlorës, për ta kthyer në portë të hyrjes së gazit të lëngshëm”.

Sipas Ramës, “jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka taksë për biznesin e vogël, si mbështetje ndaj tij”.

“Jemi i vetmi vend me biznesin e vogël me taskën 0. Ma gjeni kush e ka taksën zero? Me TSHV 0 deri në 100 milion lekë xhiro. Të gjitha këto janë para që i kemi hequr nga mundësia për t’i pasur në arkën e shtetit”.

Më tej, në fjalën e tij në parlament, Rama tha se nuk mund të krahasojmë pagat në vendin tonë, em ato të vendeve të zhvilluara si Gjermania.

“Për ata që krahasojnë pagat dhe pensionet e Gjermanisë. Pyesni pak sa sigurime paguajnë ata”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit